Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat mbi raportin final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. PD denoncon shkelje të parimit të barazisë së palëve, përdorim të burimeve shtetërore nga partia në pushtet, presion ndaj administratës dhe raste shitblerjeje vote, duke kërkuar diskutim të plotë në seancë plenare.
Posted inKryesore


