Pensionistët do të marrin edhe këtë fundvit bonusin si vitin e kaluar: 15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe 10 mijë lekë për ata me mbi 20 mijë lekë. Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se pensioni minimal do të arrijë 200 euro dhe ai mesatar 400 euro deri në fund të mandatit, ndërsa rritjet do të vijojnë në buxhetin e vitit 2026.
Posted inKryesore


