20-vjeçari Ervis Brasha, i arrestuar në Kamëz për t’u paraqitur si polic dhe mashtruar qytetarët, deklaroi se kishte fiksim dhe pasion për uniformën e policisë, duke krijuar kontakte me oficerë. Ai kishte punuar 4 muaj në Policinë bashkiake të Tiranës dhe më pas dështoi në testin psikologjik të Akademisë së Sigurisë. Në banesën e tij u gjetën dokumente të falsifikuara, uniformë, armë sportive dhe simbole të policisë.
Posted inKryesore


