Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten greke në Selanik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Gjykata e Krimeve të Rënda në Selanik dënoi me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar shqiptar që vrau me thikë bashkëshorten greke 60-vjeçare në të njëjtin muaj të vitit 2024, pas një konflikti xhelozie. Ai mori edhe 12 vite për tentativën e vrasjes së djalit të viktimës, i cili u plagos gjatë mbrojtjes së nënës. Ngjarja ndodhi në Angelochori, ku autori, nën ndikimin e alkoolit, sulmoi gruan duke e akuzuar për tradhti dhe marrëdhënie incestuale. Ai pranoi krimin duke pretenduar paqëndrueshmëri mendore.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *