Policia zbuloi një vilë dykatëshe në Bajzë, Malësi e Madhe, të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Në operacionin “Neonët 2” u arrestua 22-vjeçari Daniel Buraj, u shpall në kërkim babai i tij dhe u procedua nëna. Janë ndaluar edhe dy punonjës të OSHEE-së për shpërdorim detyre. U sekuestruan bimë kanabisi, lëndë narkotike, municion dhe pajisje teknike. Punimet vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Posted inKryesore


