Denis Xhelili, 41 vjeç nga Vlora, i deportuar nga Britania e Madhe për trafik droge, u arrestua në Rinas. Gjykata e Vlorës njohu dënimin britanik prej 13 vjetësh e 4 muajsh për “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për shmangie nga ndalimi i importimit të drogës.” Policia Kufitare intensifikoi kontrollet dhe arrestoi edhe 2 persona të tjerë në kërkim.
Posted inKryesore


