Policia greke po heton zhdukjen e një shqiptari, punëtor ndërtimi pa precedentë penalë, i cili rezulton i zhdukur në Athinë rreth katër ditë më parë. Trupi i tij u gjet i karbonizuar në pjesën e pasme të një makine të vjedhur me tabela false në Skourta, Viotia. Familjarët do japin ADN për verifikim. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dy ditë më parë.
Posted inKryesore


