Departamenti i Komunikimit i FSHF njofton një ndryshim në listën e Kombëtares U-21: sulmuesi Erald Maksuti nuk do të marrë pjesë në grumbullim për shkak të dëmtimit në ndeshjen ndaj Bylisit. Në vend të tij, trajneri Alban Bushi ka ftuar sulmuesin Besar Gudjufi nga Partizani, i cili do të bashkohet me ekipin për dy ndeshjet miqësore në nëntor, si përgatitje për Europianin U-21 2027.
Posted inSport


