Sot do të mbizotërojnë kushte atmosfere të paqëndrueshme me kthjellime dhe vranësira që pas mesditës përfshijnë shumicën e territorit, me reshje shiu të herëpashershme, në fillim të dobëta e më pas deri mesatare, ndërsa në Ultësirën Perëndimore reshjet mund të jenë intensive. Era do fryjë juglindje-verilindje me 9-19 m/s, dhe valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë 2-4 ballë. Temperaturat variojnë nga 7°C në Dibër deri në 25°C në Berat.
Posted inKryesore


