Një punonjës 38-vjeçar i një kompanie interneti në Shkodër, Arvjo Fishta, ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë riparimit të kabllove në një shtyllë elektrike në lagjen “Salo Halili”. Viktima, ish-trajner portierësh dhe baba i dy fëmijëve, humbi jetën rreth orës 10:25. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Posted inKryesore


