Partia Socialiste fitoi në pesë bashkitë ku mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale me pjesëmarrje shumë të ulët (18.45%). Kandidatët e PS, pa rivalë të fortë opozitarë, fituan në Mat, Berat, Cërrik, Vlorë dhe Tepelenë. Në Vlorë, Brunilda Mersini fitoi me vetëm 12.54% pjesëmarrje. Procesi u zhvillua kryesisht pa probleme.
Posted inKryesore


