Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar pesë zyrtarë, përfshirë drejtorin Ilia Stoilev, nën akuzën për korrupsion me subvencionet IPARD të BE-së. Stoilev dyshohet se kërkoi 50 mijë euro ryshfet për një subvencion bujqësor dhe u kap me 400 euro para. Qeveria pezulloi përkohësisht fondet, ndërsa Komisioni Evropian kërkon hetime të mëtejshme.
Posted inKryesore


