Policia ka zbuluar detaje nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku persona të paidentifikuar qëlluan ndaj një automjeti dhe më pas dogjën makinën e tyre në Tapizë. Në makinën e djegur u gjetën 4 armë kallashnikov, të dyshuara të përdorura në ngjarje. Hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, vazhdojnë, duke përfshirë pamjet filmike dhe analiza balistike. Një pistë lidhet me larje hesapesh kriminale në Tiranë e Fushë-Krujë.
Posted inKryesore


