Vëzhguesi i ONM, Theo Jacobs, kërkoi hetim të mëtejshëm mbi transaksionet e blerjes së një apartamenti nga gjyqtari Ervin Pollozhani dhe bashkëshortja e tij, për një kthim të dyshimtë vlerash financiare. Kolegji shtyu seancën për të lejuar palët të shqyrtojnë kërkesën, ndërsa avokatja e Pollozhanit e konsideroi opinionin si subjektiv dhe pa fakte të reja. Jacobs insistoi për hetim dhe thirrje dëshmitarësh.
Posted inKryesore


