Në atentatin në Rinas u vra Gilmando Dani, ndërsa shoku i tij, agjenti i AMP-së Muçi Shaljani, mbeti i plagosur rëndë. Autorët, të cilët dyshohet se u informuan nga Spanja, ishin katër dhe sulmuan me armë makinën ku udhëtonin viktima. Zona ishte pa energji elektrike, duke penguar kapjen nga kamerat. Hetimet vijojnë, ndërsa AMP pezulloi zinxhirin komandues dhe po verifikon rekrutimin e Shaljanit.
Posted inKryesore


