Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me trup gjykues të përbërë nga Albana Shtylla kryesuese dhe anëtarët Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Sokol Çomo, la në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurorit Arben Agovi më 14 shkurt 2024. Komisionerja Publike Irena Nino ankimoi vendimin për kriterin profesional, por KPA e rrëzoi ankimimin, duke vlerësuar se Agovi plotëson kushtet ligjore. Vendimi është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.
Posted inKryesore


