Këshilli i Ministrave ka miratuar vendim që detyron autoritetet licencuese dhe mbikëqyrëse të raportojnë brenda 72 orësh çdo dyshim për pastrim parash, financim terrorizmi ose armësh masive pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare. Autoritetet përfshijnë Bankën e Shqipërisë, AMF, ministri e Drejtësisë, dhe Dhoma e Avokatisë, duke synuar forcimin e transparencës dhe bashkëpunimit institucional.
Posted inKryesore


