Kryeministri Edi Rama është filmuar duke bërë një telefonatë me tone kërcënuese gjatë mbledhjes së parë mes qeverive shqiptare dhe italiane në Romë. Në video, ai i thotë bashkëbiseduesit: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, duke ngritur dyshime për përplasje të brendshme në PS. Burime jozyrtare përmendin Damian Gjiknurin si person në anën tjetër të telefonit.
Posted inKryesore


