Gazetarja Klodiana Lala thotë se atentati pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP-së Muçi Shaljani, ishte një mesazh për Emiljano Shullazin në burg, miku i ngushtë i Dani. Autorët, me stil paramilitar, kanë vepruar me informacione të sakta, mund të jetë tradhtuar Dani, ndërsa policia u tregua e paaftë. Motivi kryesor dyshohet të jetë larja hesapesh mes grupeve kriminale.
Posted inKryesore


