Dy persona 46-vjeçarë nga Elbasani, E.U. dhe S.M., janë arrestuar në Himarë gjatë një operacioni policor “Wave” për shitje lëndësh narkotike. Gjatë kontrollit u sekuestruan 46 doza kokainë, peshore elektronike, para dhe celularë. Materialet u referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


