Një ngjarje tragjike ndodhi në Rrogozhinë: një fëmijë 2-vjeçar u godit nga një makinë dhe humbi jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55 në lagjen nr. 2, kur shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, goditi të miturën gjatë kthimit të automjetit në rrugën e lagjes. 24-vjeçari është shoqëruar në Policinë për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


