Dy automjete janë përfshirë nga flakët në Shkodër, në lagjen Salo Halil. Zjarri nisi në një makinë dhe u përhap në mjetin tjetër të parkuar afër. Sipas policisë, shkëndijë elektrike dyshohet si shkaku. Drejtuesja e makinës së djegur është E. K., 35 vjeç; një makinë tjetër e shtetasit G. N., 41 vjeç, u dëmtua pjesërisht. Materialet i referohen Prokurorisë.
Posted inKryesore


