Një 53-vjeçar u arrestua në Durrës pasi qarkullonte i armatosur me një pistoletë Glock dhe municion luftarak. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 6, rruga Hysen Myshketa; gjatë kontrollit, I. D., banues në Sukth, iu gjetën armë në brez dhe municion, të sekuestruar si provë materiale. Policia ndaloi gjithashtu një automjet që dyshohej se drejtohej nga i arrestuari.
Posted inKryesore


