Operacioni policor i koduar “Next”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës me bashkëpunimin e Portit Durrës, përfundoi me arrestimin në flagrancë të një shtetasi italian, 25 vjeç, marinar në traget Durrës–Ankona, që tentoi të kalonte në port një paketë kanabis. Paketa u sekuestrua. I arrestuari do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Durrës për trafik droge.
Posted inKryesore


