Policia e Shtetit publikon planin për protestën e PD-së para Kryeministrisë sot nga 18:00–20:00. Nga 14:00, parkimet ndalohen në Dëshmorët e Kombit, sheshin Nënë Tereza, Ismail Qemali, Elbasan–Ibrahim Rugova, Papa Gjon Pali II, Zhan D’Ark dhe Bajram Curri; nga 15:00 deri në fund, bllokim të lëvizjes në Dëshmorët e Kombit dhe në Ukraina e Lirë, Papa Gjon Pali II, Ismail Qemali. Këshillohen devijime dhe përdorimi i rrugëve alternative.
Posted inKryesore


