Një punëtor shqiptar 36 vjeçar vdiq në Pozzallo, Itali, pasi u aksidentua me një pjesë të krahut mekanik të një pompe betoni gjatë hedhjes së një pllake në një banesë private. Dëshmitarët flasin për një shembje vinçi. Një punëtor tjetër u plagos lehtë. Hetuesit po zbardhin dinamikën dhe shkakun, ndërsa emergjencat dhe karabinierët janë në vendin e ngjarjes.
Posted inKryesore


