Mot i keq shkaktoi rrëshqitje dherash dhe përmbytje në Dukagjin, izoluar disa fshatra në Theth–Ndërlysa dhe Ndërlysa–Breg Lumi. Zhbllokimi i rrugëve po bëhet nga Bashkia Shkodër, Emergjencat Civile dhe Ushtria; rrugët kryesore janë kalueshme. Mungesë energjie në Vau Dejës dhe zonat malore. Në Preknicaj një banesë u dogj nga rrufeja, pa të lënduar.
Posted inKryesore


