Reshjet në jug rrisin prurjet e lumit Vjosa, ndër lumenjtë më të rrezikshëm për përmbytje kur del nga shtrati. Gjatë inspektimit pranë urës së Mifolit, kreu i Bashkisë Fier u ka bërë thirrje banorëve pranë rrjedhës të evakuohen. Emergjencat Civile të Bashkisë Fier po monitorojnë situatën, ndërsa hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë.
Posted inKryesore


