Rreth 1700 familje në Korçë janë pa energji pas stuhisë së fortë gjatë 48 orëve. Bilisht ka 1444 familje pa energji për shkak të defekteve në nënstacion; në Protopapë, Peshtan, Mazrekë dhe Pulahe janë 208 familje pa furnizim nga defekti në nënstacionin e Rehovës. 50 familje në Panarit, Ballabanovë, Treskë dhe Grabockë janë pa energji nga defekti në fidrin nr. 6. Gjashtë grupe pune të OSSHE Korçë janë në terren, por terreni malor dhe distancat e gjata të linjave e vështirësojnë ndërhyrjen.
Posted inKryesore


