Një 43‑vjeçar me dy identitete, Elvis Ziu alias Renato Ziu, banues në Fier, u arrestua nën kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikon lëndë narkotike. Gjykata e Cantalissetta, Itali, i caktoi masën “Arrest në burg” më 1 shtator. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do procedojë për ekstradimin e tij në Itali.
Posted inKryesore


