Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Anterio Kaloshin dhe Orgest Bilbilin për masakrën e Lushnjes (2017): vrasjet e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës dhe plagosjet e Bujar Turkut e Marius Xhepexhiut. Ata akuzohen për vrasje në rrethana të një ose më shumë personave, veprime në kuadër të grupit kriminal, mbajtje dhe prodhim armësh, dhe prishje të qetësisë publike. Laert Haxhiu gjithashtu dënohet me përjetë.
Posted inKryesore


