Policia greke arrestoi Osmen Hoxhën, 39 vjeç nga Fieri, i shpallur në kërkim me urdhër-arrest europian nga Belgjika. Ai dyshohet pjesë e një organizate kriminale belge që importonte kokainë nga Amerika e Jugut dhe kultivonte marijuanë, si dhe përpunonte drogën jashtë vendit. Urdhër-arresti lidhet me sekuestrimin e 500 kg kokainë në portin e Antwerpit në shtator 2024; hetimet vazhdojnë.
Posted inKryesore


