IGJEO njofton reshje të fuqishme sot-nesër dhe stuhira që mund të sjellin vërshime urbane, varësisht nga sistemi i kanalizimeve në Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër. Prurjet në Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa pritet të rriten nga reshjet e mëparshme deri më 23 nëntor. Temperaturat: bregdet 4-11°C, vende të ulëta 9-11°C, malore 4-8°C. Era mesatare-forte, kryesisht në bregdet.
Posted inKryesore


