Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh ka bllokuar aksin Qukës-Qafë Plloçë afër tuneleve, si pasojë e shirave të shumtë. Një sipërfaqe mali është shkëputur, duke bllokuar plot rrugën. Kontraktori i mirëmbajtjes ka vendosur bypass provizor për kalimin e mjeteve, ndërsa pritet të merren masa për hapjen e plotë të aksit.
Posted inKryesore


