Një 57‑vjeçar, Petrit Mërnica, u arrestua në Fier pasi u kap duke qarkulluar i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. Në një lokal iu gjet një pistoletë dhe 2 krëhëra me nga 7 fishekë në çantën e dorës. I dënuar më parë me 20 vite burg për vrasje; është babai i Azgan Mërnicës, i cili vrau oficerin Novruz Canaliaj në 2024. Materialet u referuan prokurorisë.
Posted inKryesore


