Rreth një javë pasi niste platformën parlamentar-qytetare, PD u rikthye të hënën me një protestë para zyrës së Kryeministrit Edi Rama për largimin e tij. Deputeti Oerd Bylykbashi tha se qeveria po vjedh hapur, duke përmendur aferat e inceneratorëve, Eco Park dhe tunelin e Llogarasë. “Do t’i shkurtajmë ditët këtij qeverie”, tha ai. PD mori leje për dy orë protestë.
Posted inKryesore


