Policia e Tiranës njofton plan masash për tubimin e PD para Kryeministrisë: parkimi ndalohet nga ora 14:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit, sheshin Nënë Tereza, rrugën Ismail Qemali, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit me Ibrahim Rugovën, rrugën Papa Gjon Pali II, Zhan D’Ark dhe Bajram Curri. Nga ora 15:00 deri në fund, qarkullimi bllokohet në Dëshmorët e Kombit dhe rrugët përreth; devijime të mundshme. Shmangni lëvizjen me makina.
Posted inKryesore


