Pas rastit të Nayara Ferreira dhe polemikave për ‘testin e gjinisë’, Dinamo e volejbollit për vajza ka nxjerrë një revolucion: trajneri Orlando Koja largohet, ndërsa ndihmësi Kliton Dodaj pritet ta zërë vendin. Disa volejbolliste të huaja (Atepalina, Kurerova) janë larguar, dhe mund të largohet edhe Elena Begos. Fokusi është te volejbollistet vendase të reja, të afta të mbajnë peshën e garës.
Posted inSport


