GJKKO çon në gjykim ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe ndërtuesin Rrok Gega, për korrupsion. SPAK paraqiti më 29 shtator 2025 çështjen nr. 15/2026. Hetimet: përdorim fondesh të bashkisë për interesa personale dhe tenderi për një urë në Luzhë i fitoi Gega. Seanca 25 nëntor 2025 vendosi kalimin në gjykim me trup të ri; pa ankim. Islamaj u komandua në 2024 pas arrestimit të Rexh Byberi.
Posted inKryesore


