Real Madrid hap në Dubai parkun ‘Real Madrid World’, një park lojrash që përzien historinë, teknologjinë dhe adrenalinën. Lojërat ndërvepruese rikujtojnë momentet ikonike të klubit, dhe vizitorët përjetojnë të paktën një ditë jetën e një futbollisti të Realit. Ka roller coaster, muze me statuja të Ronaldo dhe Zidane, si dhe restorant dhe kioske churro me çokollatë për një atmosferë madrilene.
Posted inSport


