Një ngjarje e rëndë u shënua në Durrës, ku një 15‑vjeçar u plagos me thikë në një konflikt mes të miturve. Policia arrestoi në flagrancë 14‑vjeçarin M. K. dhe sekuestroi mjetin prerës. I plagosuri, E. B., ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës. Sipas policisë, sherri shkoi për motive të dobëta; i mituri M. K. dyshohet për plagosje të rëndë me dashje dhe për armë të ftohta pa leje.
Posted inKryesore


