Moti i keq shkaktoi probleme me energjinë në disa zona, përfshi kryeqytetin. OSSH-ja njofton dëmtime në fiderat e Nënstacionit Farkë me disa linja të djegura. Tre fiderat e parë janë rikthyer në punë, ndërsa për tre fiderat e tjera jashtë pune janë angazhuar teknikët në terren. Aktualisht pa energji janë zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.
Posted inKryesore


