Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg dhe mbajti në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO. Rekursi u depozitua më 3 nëntor nga avokati i Metës. SPAK përfundoi hetimet ndaj Metës, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve për korrupsion (CEZ-DIA, influencë, pastrim). Meta mbetet në qeli.
Posted inKryesore


