Reshje bore dhe shi gjatë natës në qarkun e Kukësit me intensitet mesatar në zonat mbi 500 m. Në Valbonë borë deri 10 cm (08:00, 28 nëntor 2025). Kontraktorët punuan natën për pastrimin dhe kriposjen; rrugët nacionale janë të qarkullueshme. Kukës, Has dhe Tropojë pa emergjenca; energji normale, përveç 39 abonentëve në Llugaj ku rikthimi vazhdon. Uji i pijshëm sipas orareve të D.R.U.K. Kukës.
Posted inKryesore


