Radhë të gjata në kalimin kufitar të Kapshticës për festën e Pavarësisë, deri në 1 km dhe pritje deri 90 minuta. Policia kufitare ka hapur sportele të shpejtuara për shtetasit shqiptarë me dokumente greke dhe të huajt; pala greke shtoi gjithashtu sportele. Nga Morina kaluan mijëra shqiptarë për të festuar 28 Nëntorin në Vlorë dhe qytete të tjera. 24 orë: 64 autobusa, 17,789 shtetas, 4,651 automjete.
Posted inKryesore


