Kim Kardashian pranon se ndonjëherë ndihet sikur i këputet filmi nga dinamika e vështirë e bashkëprindërimit me Kanye West. Në episodin e The Kardashians ajo u tregua e sinqertë në një udhëtim me makinë me ish-kunatin Scott Disick, duke zbuluar se Kanye nuk merr asnjëherë në telefon dhe që është jashtëzakonisht e vështirë. Fokusi i saj është të mbajë të fortë fëmijët North, Chicago, Saint dhe Psalm.
Posted inShow Bizz


