Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit që pushonte hetimet për tre gjyqtarë (Nikolli, Aliaj, Damini) për lehtësimin e dënimit të Dritan Dajtit dhe riktheu çështjen me trupë të ndryshme. Dajti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 punonjësve të policisë, qëndron në qeli që nga 2008. Në 2019 dënimi u zvogëlua në 25 vjet, por në 2024 u rikthye përjetësia.
Posted inKryesore


