Një 48‑vjeçar nga Tepelena, i kërkuar ndërkombëtarisht prej 17 vitesh, u arrestua në aeroportin e Athinës. Ardian Gërbi, i dënuar në Shqipëri me 7 vjet e 4 muaj për trafik narkotikësh, kishte shitur 3 kg marijuanë dhe 290 g kokainë në 2008. Pas arratisë, autoritetet greke nisën ekstradimin drejt Shqipërisë.
Posted inKryesore


