Detaje të reja mbi vrasjen e Edmond Hykës në Elbasan: një atentator zbriti nga Audi, iu afrua Range Rover dhe qëlloi tre herë nga afër, dy plumba në kokë. Mjeti i autorëve u gjet i djegur në Mirakë, Librazhd; armë nuk u gjet. Të paktën 10 persona në pyetje. Policia krijoi një grup për analizën e pamjeve dhe provave; ekspertët e vlerësojnë si mafioze, me një pistë konflikti disa ditë para ngjarjes.
Posted inKryesore


