Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Karabinierët italianë arrestuan një të ri shqiptar në Brescia për trafik droge. Operacioni u zhvillua dje nga stacioni i Castenedolo me ndihmën e qenve të Orio al Serio. U kontrolluan zona të qytetit dhe u arrestua 20‑vjeçari shqiptar; në shtëpinë e tij u gjetën rreth 360 gramë hashash. I riu, pa precedentë, u vendos në arrest shtëpiak dhe do të paraqitet para gjyqtarit për seancë dëgjimore.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *